Përpara se të mësojnë se si duhet luftuar krimi në Shqipëri, studentët e Akademisë së Rendit duhet të lexojnë dhe mësojnë përmendësh fjalimet dhe shkrimet që mban…, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nuk jemi në kohën e komunizmit, kur shkrimet dhe artikujt e Enver Hoxhës lexoheshin me detyrim, por jemi sot 27 vite pas rrëzimit të komunizmit, ku një ish-hetues i diktaturës është bërë ministër i Brendshëm dhe stafi i Akademisë së Rendit detyron studentët që të lexojnë artikujt e Fatmir Xhafajt.
Artikujt e Xhaffajt botohen në periodiket e Akademisë së Rendit dhe pedagogët u japin kadetëve të rinj detyrën që ti lexojnë edhe mësojnë, siç edhe duket në fotot.













