Disa orë para sfidës me Italinë në stadiumin “Loro Boriçi”, ekspozohen katër kupat e Botës të fituara nga Kombëtarja e këtij shteti. Ato janë vendosur në hollin e Teatrit “Migjeni” dhe do të qëndrojnë aty deri në përfundimin e ndeshjes dhe në largimin e sportistëve italianë.
Kupat e botës janë fituar në vitet 1934, 1938, 1982, dhe në 2006.
Ndërkohë policia ka marrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e ndeshjes.











