Ministrat e qeverisë dhe Kryesia e PS janë mbledhur sot në një takim nga kreu i Qeverisë. Qëllimi i mbledhjes është diskutimi i axhendës parlamentare, të cilën Rama do ta trajtojë më pas me Grupin parlamentar socialist.
Në seancën e fundit parlamentare, opozita protestoi për të drejtën e fjalës, debatin për komisionin e Reformës Zgjedhore, të cilin mazhoranca e shtyu një javë me argumentin se “nuk ishte përgatitur”.












