Tre mijë persona janë evakuuar si pasojë e një zjarri te madh. Ngjarja ndodhi në tregun e materialeve të ndërtimit në rajonin e Moskës.
Ministria e Emergjencave ruse raporton se si pasojë e zjarrit janë evakuuar rreth 3000 njerëz, pasi flakët dhe materialet e djegura mund të shkaktonin pasoja të mëdha në jëtën e këtij komunitetit, transmeton agjencia e lajmeve Ruptly.
Nga të dhënat e para raportohet se një person është lënduar dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa forcat e zjarrfikëseve janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se dëgjuan një shpërthim të madh, ndërsa jashtë tregut kishin parë disa makina që po shpërthenin nga zjarri i rënë.












