Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Kukës, ku dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Aksidenti ndodhi në fshatin Nimçë. Dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës. Për pasojë drejtuesi i makinës tip “Benz”, 45-vjeçari M. H., dhe pasagjeri 50-vjeçar R. K., u ndanë nga jeta.
Policia njoftoi pasditen e djeshme se dy pasagjerët e tjerë në makinë janë transportuar në Spitalin e Tiranës. Shtetasi 34-vjeçar Xh. H. ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa i mituri 11-vjeçar mësohet se nuk ka probleme me jetën.











