• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KRITERET & PËRZGJEDHJA/ Lotaria, Ambasada Amerikane shpjegojnë si duhet aplikuar dhe kushtet

droni by droni
8 October, 2017
in Kronika, Kryesore, Rajoni
0
KUJDES!/ Ambasada e SHBA: Ja kur skualifikoheni nga Lotaria Amerikane DV-2019
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej datës 2 tetor është hapur lotaria amerikane për të përfituar vizë dhe numri i shqiptarëve që do aplikojnë pritet të jetë i lartë.
Në një intervistë për Ora News, shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën amerikane Emily Enright, dhe supervizori Lorenc Mansaku, shpjeguan mënyrën e duhur si duhet aplikuar dhe kushtet që duhen plotësuar për të përfituar vizën.

Kriteret e aplikimit
Të njohurit e anglishtes më herët nuk është kriter në përzgjedhje. Por, është shumë e rëndësishme që çdo person ta bëjë aplikimin vetë. Edhe në rast se kërkohet ndihmë nga një zyrë shërbimi apo mik, specialistët këmbëngulin të asistoni aty.
“Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për të bërë plotësimin e formularit, ju mund të kërkoni asistencën e një miku tuaj apo të një zyre që merret me këtë çështje, por gjithmonë kini parasysh, që jeni ju përgjegjës për aplikimin”.
Sa i takon moshës, edhe këtë vit nuk ka limite. Ndërsa shkolla e mesme, po. Kandidat potencial për të aplikuar e fituar janë edhe ata që janë në përfundim të saj. Mjafton që ditën e intervistës, të kenë shlyer të gjitha detyrimet e arsimimit të mesëm.
“Nuk ka një kriter mbi moshën minimale apo maksimale për lotarinë. Çdokush ka të drejtë të aplikojë, por kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë vitit kur jepen intervistat. Për shembull, mund të jeni në shkollë të mesme. Nëse e mbaroni nga tetor 2018-shtator 2019, keni të drejtë të aplikoni në këtë sezon. Pra, ai mbaron shkollën përpara afatit të intervistave”, sqarojnë specialistët.

Gabimet që duhen shmangur
Çdo person mund të aplikojë vetëm një herë në vit. Riaplikimi nuk rrit shanset, përkundrazi ju skualifikon.
“Duhet të regjistroheni vetëm një herë në çdo vit. Një herë për çdo person dhe nëse ju doni të rrisni shanset, është mirë që të aplikoni personalisht”, thotë specialistja e Ambasadës së SHBA.
Theksohet që aplikimi bëhet në bazë të statusit civil.
“Mos harroni të përfshini bashkëshorten kur bëni aplikimin. Ai bëhet në bazë të statusit civil. Pra, nëse jeni i martuar, pavarësisht se mund të jeni në proces divorci, duhet të përfshini bashkëshorten dhe çdo fëmijë, pavarësisht nëse jetoni ose jo me të, pavarësisht nëse ka ndërmend të imigrojë apo jo me ju”.
Një tjetër këshillë e vlefshme që vjen nga specialistët e ambasadës, është mospërdorimi i syzeve në momentin që bëni foton e aplikimit. Po ashtu, ky proces këshillohet të mos lihet në çastin e fundit. “Rekomandojmë që të aplikoni sa më shpejt, sepse ka ndodhur vitet e kaluara ku nga aplikimet e tepërta, sistemi është ngarkuar aq shumë, sa nuk e ka njohur si kohë, duke e skualifikuar në këtë mënyrë aplikantin”.

Përzgjedhja e fituesve
Gjithçka është në dorë të rastësisë. Përzgjedhja e fituesve bëhet në një zyrë të posaçme në SHBA, ku vendimin për fituesin e merr kompjuteri.
“Çdo aplikimi i vendoset një numër dhe pastaj këta numra hidhen në short. Çdo shtet, dhe Shqipëria, nuk mund të marrë më shumë se 7% e rajonit të Europës. Mund të themi se Shqipëria ka qenë goxha me fat në këtë drejtim”. Lidhur me profesionet e preferuara, nuk mund të thuhet se ka një specifikë të caktuar, sipas specialistëve të Ambasadës së SHBA.
“Në faqen tonë të internetit, kushdo që është i interesuar, që nuk e gjen veten te kriteri i arsimit, atëherë në faqen ‘onnet online’, janë hapat shumë të detajuar të Departamentit të Punës, ku personi mund të vendosë aty profesionin që ka dhe në bazë të kualifikimeve të veta, mund të gjejë nëse gjendet i kualifikuar ose jo. Udhëzimet janë shumë specifike, ndaj edhe nuk mund të themi një profesion që mund të kualifikohet ose jo”.
Programi i lotarisë amerikane ka nisur në fillimet e vitit 1990. Ajo që dihet tashmë është që vetëm në dekadën e fundit, mbi 15 mijë shqiptarë kanë imigruar nëpërmjet programit të lotarisë.

Previous Post

INSTAT/ Mosha mesatare, ja ku jetohet më gjatë dhe më pak në Shqipëri

Next Post

Ulet numri i martesave, rriten divorcet

droni

droni

Next Post
Femrat zgjedhin karrierën, shtojnë kërkesat për divorc

Ulet numri i martesave, rriten divorcet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.