• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Histori e dhimbshme e familjes shqiptare në SHBA – Gruaja e sëmurë, burri rrezikon të deportohet

droni by droni
8 October, 2017
in Kronika, Kryesore, Rajoni
0
Histori e dhimbshme e familjes shqiptare në SHBA – Gruaja e sëmurë, burri rrezikon të deportohet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë shqiptar, i cili jeton në Michigan mund të detyrohet që ta lerë vetëm bashkëshorten e sëmurë së bashku me fëmijët, sepse qeveria po e deporton.
Flora Rranxburgaj vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe sëfundmi pësoi edhe një goditje në tru. Ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe ka një bashkëshort të përkushtuar që i ka qëndruar asaj gjatë gjithë kohës pranë.
“Punoj dhe përpiqem që të kujdesem për familjen time. Gruaja ime është shumë e sëmurë”, rrëfeu Ded Rranxburgaj për mediat amerikane, ku histori e tyre është bërë publike si një thirrje e dëshpëruar për të mos e kthyer burrin në Shqipëri.
Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve bën dy punë për të mbështetur familjen dhe për të paguar për mjekimin e bashkëshortes. Ai dhe dy djemtë, një prej të cilëve është në kolegj ndërsa tjetri është 14 vjeç, e ndihmojnë Florën për gjithçka.
Megjithatë, Ded ishte së fundmi në një takim në Zyrën e Emigracionit, ku dhe mori lajmin e hidhur.
“Ata i thanë që duhet të largohet brenda 3 muajve”, tha Eric, djali 14-vjeçar i çiftit.
Zyrtarë të Emigracionit thonë se Flora Rranxburgaj lejohet të qëndrojë në SHBA pasi është shumë e sëmurë për të udhëtuar, por Ded Rranxburgaj është urdhëruar që të largohet në Janar.
“Nga ai po pretendohet që të lerë gruan të vdesë këtu e vetme dhe djalin e tij 14-vjeçar që ka nënshtetësi amerikane, ka lindur dhe është rritur këtu. Kjo është e papranueshme”, deklaroi për mediat avokati i familjes, George Mann.
Çifti thotë se shkuan në SHBA pasi u arratisën nga qeveria komuniste në Shqipëri, që nuk i lejonte të praktikonin fenë katolike. Ata kërkuan azil.
Por pas rënies së komunizmit dhe përmirësimit të kushteve në Shqipëri, atyre iu refuzua kjo kërkesë. Megjithatë atyre iu lejua të qëndronin në Amerikë për arsye humanitare, për shkak të sklerozës së shumëfishtë nga e cila vuan Flora.
“Vetëm qaj, qaj dhe qaj”, tha e dëshpëruar gruaja.
“Jam vetëm unë, fëmijët dhe bashkëshorti. Ai është kujdesur për mua prej shumë vitesh. Është një bashkëshort i mirë, një baba i mirë”.
Avokati i familjes thotë se zyrtarët mund të ndryshojnë qëndrim dhe ta lejojnë Ded Rranxburgaj që të qëndrojë. Ai shpreson që njerëzit të preken nga historia e familjes shqiptare dhe të ngrenë zërin tek senatorët dhe përfaqësuesit e tyre.
“Është shumë frustruese, sepse nuk e di se çfarë do të bëja nëse babai im nuk do të ishte më këtu me ne”, u shpreh Eric për mediat.
Familja thotë se po lutet për ndihmë dhe po shpreson për mëshirë.

Previous Post

PROJEKTI/ Kodi i ri i Etikës në Kuvend, censuron opozitën kurse Ramës i heq atletet

Next Post

FOTO GALERI/ Greqi, atentat mafioz, ekzekutohet pronari shqiptar i lokalit të natës në Glyfada

droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.