Një makinë shkaktoi panik në Londër pas përplasi këmbësorët në trotuar pranë Muzeut Historik. 11 persona janë plagosur pasi makina shkoi furishëm drejt trotuarit. Rojet e sigurisë kapën shoferin që drejtonte makinën, i cili më pas u arrestua nga policia në zonën e quajtur Kensington. Qindra turistë të tmerruar u larguan menjëherë nga vendngjarja pasi, agresori me automjetin “Toyota Prius” sulmoi turmën e njerëzve dhe më pas u përplas me një makinë tjetër të parkuar, sipas dëshmitarëve. Fotot dramatike nga vendngjarja tregojnë se si rojet e sigurisë mbajnë të shtrirë në tokë agresorin e gjakosur. Muzetë më të afërt janë evakuuar menjëherë nga policia. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në qendrat spitalore më të afërta për të marrë mjekimin e nevojshëm, shkruan Mail Online. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.












