Policia e Lezhës ka identifikuar tre viktimat e tragjedisë së ndodhur në Tirovicë. Ata janë Edmond dhe Valentin Zefi (vëllezër) si dhe Alda Zefi, bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 ku një masiv shkëmbor u shkëput nga skarpati anësor i rrugës Torovicë-Malecaj duke zënë poshtë makinën “Range Rover”.











