Një video e publikuar në profilin e Çiljetës në Instagram na ka çuditur. Qetësohuni! Nuk ka asgjë personale. Çiljeta është shfaqur e gjakosur në promon e filmit “Floorless”, ku ajo është pjesëmarrëse si aktore. Eksperienca e parë në një kinematografi e këngëtares ka qenë vite më parë në telefilmin e parë shqiptar “Njerëz dhe Fate” dhe mesa duket ajo i është rikthyer sërish filmave. Ky prodhim kinematografik do të jetë në kinematë shqiptare prej datës 19 tetor.











