Në lindje të Moskës një tren është përplasur me një autobus në një linjë hekurudhore dhe për pasojë kanë humbur jetën 17 persona.
Një zëdhënës i hetuesit rajonal e ka konfirmuar se 17 persona janë vrarë në aksident.
Aksidenti tragjik ka ndodhur 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit në qytetin Vladimir.
Agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti, raporton se në autobus ishin pasagjerë të Uzbekistanit të cilët po udhëtonin me destinacion Kazakistanin.
Autobuzi tentoi të kalonte hekurudhën me ngjyrë të kuqe, transmeton agjencia e lajmeve ruse.












