Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paraljmëruar se Shqipëria rrezikohet seriozisht nga përmbytjet.
Me anë të një statusi në facebook Panariti shprehet se në prag të sezonit të shirave, është shkrirë drejtoria e ujërave, duke e lënë rrjetin e hidrovoreve, kanalet e ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve në mëshirë të fatit përballë rrezikut të përmbytjeve.
Statusi i Panaritit
“Në prag të sezonit të shirave dhe rrezikut të përmbytjeve, shkrihet drejtoria e ujërave në Ministrinë e Bujqësisë. Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve, mbeten pa kokë dhe në mëshirë të fatit. Kërcënohemi seriozisht nga përmbytjet!”











