Zonat malore në Veri dhe Lindje të vendkt do të pushtohen nga reshje dëbore pas mesnate. Lajmi bëhet i ditur nga Meteoalb. Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të veçanta deri – 4°C. “Meteoalb” ka publikuar edhe ‘hartën e dëborës’, ku identifikohen zonat ku pritet të ketë reshje bore me fillimin e së shtunës.













