Një prej pronarëve të fastfoode-ve më të njohur në Tiranë është larguar nga jeta. Bëhet fjalë për Arben Burimin, një nga pronarët e “Kolonave”, një prej fastfood-ve më të njohura në Tiranë.
Lajmi bëhet i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij.
Një infarkt i papritur i ka marrë jetën biznesmenit tiranas mëngjesin e sotëm, në moshën 49-vjeçare.
Kolonat janë fastfood-i Made in Albania, që prej vitesh frekuentohet nga të rinjtë shqiptarë, e jo vetëm.

© SYRI.net












