• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & HISOTRIA/ Don Zhuani i Drenovicës përzë gruan e tretë nga shtëpia, një e katër “i ka pushtuar zemrën”

droni by droni
6 October, 2017
in Uncategorized
0
EMRI & HISOTRIA/ Don Zhuani i Drenovicës përzë gruan e tretë nga shtëpia, një e katër “i ka pushtuar zemrën”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Urës Vajgurore. Një 30-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur, ka shkuar te prindërit e saj në Dibër për një gëzim familjar, por kur është kthyer në banesën e bashkëjetuesit të saj në Drenovicë, ka zbuluar tradhtinë e këtij të fundit. Jo vetëm kaq, por ajo është përballur me një femër tjetër, e cila i është prezantuar si nusja e burrit që dashuronte.
T. Rama ka mësuar se i shoqi, me të cilin jetonte prej 5 vitesh (nuk kishin bërë celebrim), gjatë kohës që ndodhej emigrant në Greqi, ishte dashuruar me një vajzë nga një fshat i Beratit, Anduela R. Mësohet se kjo ishte zgjedhja më e fundit e Reli H. Kjo për faktin se 31-vjeçari ka pasur lidhje edhe me 3 femra të tjera, ku me të dytën ka pasur edhe celebrim dhe ishin prindër të dy fëmijëve.
Pas përballjes, Reli H. i ka kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa dhe të kthehej te prindërit e saj, pasi ai nuk ndjente më për të dhe do e lidhte jetën me Anduelën.
Tejet e tronditur, e reja me origjinë nga Dibra ka bërë denoncim në polici. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen.
Pas kallëzimit, policia mori në pyetje 31-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe Anduela R.
“Më datë 27. 09. 2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen T. R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se bashkëjetuesi R. H., 31 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Beratit.

Historia
Pesë vite më parë, T. Rama ishte njohur me shkuesi me Reli H. dhe tani janë prindër të një djali 3 vjeç e gjysmë. Përgjatë kësaj kohe ata kanë jetuar në banesën e 31-vjeçarit, së bashku me njërin prej dy fëmijëve që ai kishte me gruan e dytë.
Mësohet se me të fejuarën e parë ai ishte ndarë, pasi nëna e vajzës nuk e kishte lejuar që H. të mos e dërgonte atë në shkollë.
Ndërsa me gruan e dytë, me të cilën ka dy fëmijë, është divorcuar pasi sipas tij nuk kishin përputhje karakteresh.
Duket se po për të njëjtën arsye, 31-vjeçari është duke u ndarë edhe me bashkëjetuesen e tretë, 30-vjeçaren me origjinë nga Dibra.
Rreth 7 muaj më parë, Reli H. kishte shkuar për të punuar në Greqi dhe pasi ishte kthyer në banesën e tij, pretendonte se i kishte kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa, pasi lidhja e tyre nuk funksiononte dhe se kishte gjetur dikë tjetër në Greqi, të cilën ai e quante “dashuri të vërtetë”.

Dëshmitë
30-vjeçarja ka treguar para uniformave blu se nuk do që të ndahet nga bashkëjetuesi i saj, për shkak se nuk do që i biri të rritet pa babain pranë. Për këtë arsye, e reja nuk u ka treguar asgjë prindërve të saj dhe se në asnjë moment nuk është larguar nga banesa e 31-vjeçarit. Ajo ka rrëfyer më tej, se ka 5 vite që jeton me Relin, por nuk kishte bërë celebrim për shkak se ai nuk kishte mbaruar ende procedurat e divorcit të parë (të cilin e ka mbyllur vitin e shkuar). T. Rama ka shpjeguar se kishte shkuar te prindërit e saj për një gëzim familjar dhe kur ishte kthyer në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore, kishte parë se në banesë ndodhej një grua e panjohur. Pasi i ka treguar se kush ishte, ka pyetur vjehrrën se kush ishte kjo femër, ndërsa ajo i ka thënë se duhej të pushonte dhe të mos e pyeste më.
Më vonë ka marrë vesh se vajza që ndodhej në banesë ishte sjellë nga Reli dhe e kishte prezantuar si gruan e tij të ardhshme.
Ndërkaq, Reli H. ka shpjeguar se gjatë kohës që ka qenë emigrant në Greqi, në një lokal ishte njohur me Anduela R., e cila kishte qenë me pushime, dhe prej 4 muajsh kishin jetuar bashkë.
“Me T. nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të mira, pasi nuk ndjej për të. Kur jam kthyer nga Greqia, i kam thënë se kam një person tjetër dhe duhej të ndaheshim pasi nuk kemi përputhje karakteri”, ka pohuar 31-vjeçari.
Nga ana tjetër, Anduela R. ka treguar se ishte njohur me Relin 4 muaj më parë dhe se ai i kishte thënë se bashkëjetonte në Shqipëri me një vajzë që nuk e donte dhe se që nga ai moment do të jetonin së bashku. Anduela ka rrëfyer se nga Greqia ishte kthyer më datë 26 shtator dhe se Reli kishte dalë ta priste. Ai e kishte marrë me vete në shtëpinë e tij dhe e kishte prezantuar me prindërit, duke u thënë se do të ishte gruaja e tij e ardhshme.
“Reli më tha se ishte ndarë nga bashkëjetuesja”, ka thënë Anduela në polici, ndërsa që prej datës 27 shtator, ajo së bashku me 31-vjeçarin janë larguar nga banesa e këtij të fundit dhe kanë shkuar në fshatin Moravë, ku jeton familja e saj.

Previous Post

VENDIMI/ Burg për bashkëpuntorin e Lul Berishës, firma e Haki Çakos liron mikun e tij

Next Post

Vlorë, prokuroria sekuestron 200 mijë euro pasuri të një prostitute

droni

droni

Next Post
Nga altari, 24 vjeçarja, përfundon në rrugë si prostitutë

Vlorë, prokuroria sekuestron 200 mijë euro pasuri të një prostitute

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.