Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar me urgjencë. Mësohet se në mbledhje pritet të vendoset qëndrimi që do mbajë PD në Kuvend. Më herët Basha tha se parlamenti po shkel të drejtën e fjalës së lirë dhe qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e parlamentit.












