Ambasada e SHBA ka shpjeguar sot se kur skualifikohesh nga Lotaria Amerikane e konkretisht, edhe nga ajo DV-2019 që sapo ka hapur regjistrimet.
“Kur njerëzit kanë aplikuar më shumë sesa një herë brenda një viti”.
Kjo është e vetmja rrethanë, njofton Ambasada, kur skualifikohesh.
Konsullja amerikane, e cila ka publikuar njoftimin në profilin e ambasadës në “Facebook”, ka njoftuar se është në pritje të sqarojë qytetarët shqiptarë për të gjitha pyetjet e tyre me shkrim,direkt.













