Një 65 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi e ka përplasur një makinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme afër vendit të quajtur “Ura e Thive”. Mësohet se 65 vjeçari, ka qenë duke udhëtuar me motoçiklete dhe është përplasur nga një automjet i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet A.K. I plagosuri Gjovalin Hila ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.












