Enea Bektashi është arrestuar sot në Cërrik. Ai njihet si pjesëtar i një bande kriminale në Elbasan. Sipas të dhënave të para nga policia lokale, mësohet se ai është arrestuar, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike. Bektashi njihet si anëtar i bandës “Çela” dhe mik i dhëndrit të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.











