Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. I riu Marvin Paja ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital për trajtimin e nevojshëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 në qytetin bregdetar të Durrësit. Nuk dihen ende motivet apo autorët e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e plotë të plagosjes.














