Trafikanti 47 vjeçar kërkohej nha INTERPOL. Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tij me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet fjalë për Idajet Spahoun, banues në Vorë. Spahiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari-t në Itali, më 14.06.2017 e ka dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1 , Dekreti 309/1990. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.












