Dy të rinj janë plagosur si pasojë a një atentati. Ngjarja ndodhi në Tropojë mbrëmjen e kaluar. Sipas burime të policisë lokale, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një kamion, kur në rrugën Dushaj – Lekbibaj, te vendi i quajtur Shkëmbi i Rajës, janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar. F.Markaj dhe E.Rosaj, të dy 26-vjeç janë transportuar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët janë larguar në drejtim të paditur, pasi i kanë vënë flakën mjetit me të cilët udhëtonin dy të rinjtë.











