Menaxheri i një suoermarketi ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Brrylit në kryeqytet. Mësohet se disa persona të armatosur i kanë grabitur çantën me para menaxherit të një supermarketi dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndjekjen për kapjen e autorëve, ndërsa është duke u marrë në pyetje menaxheri që u grabit.











