Policia e Beratit, ka tentuar të japë “detaje” për dhunën fizike ndaj ish-kreut të SHIK-ut, gjatë viteve 1993 – 1996, Artan Dauti.
Në këtë tentativë, Policia nuk ka thënë asgjë më shumë, se sa konfirmimi se Dauti është dhunuar fizikisht nga dy persona.
Informacion paraprak i Policisë së Beratit
Më datë 02. 10. 2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga shtetasi A. D., 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushte nga dy persona të pa njohur.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A. D., ku rezultoi se:
Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushte.
Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.












