• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Enertila Beqja tregon si gënjeu për dy vjet drejtorin e Postës: Ja kur dhe pse mori dashuria virtuale

droni by droni
1 October, 2017
in Kronika
0
RRËFIMI/ Enertila Beqja tregon si gënjeu për dy vjet drejtorin e Postës: Ja kur dhe pse mori dashuria virtuale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Enertila Beqja ka deklaruar se nuk kishte qenë qëllimi për ta zhvatur 30-vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj.
Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo, ndërkohë që 27- vjeçarja fshihej pas bukurisë së një aktoreje venezueliane. Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste.
“Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici.
“Panorama” e zbardh të plotë deklaratën e saj, dhënë dje në Policinë e Durrësit pas arrestimit.

Sa kohë ke që njihesh me djalin?
Kemi rreth dy vite të lidhur virtualisht, pasi nuk jemi takuar asnjëherë përballë. Komunikonim intensivisht në “Facebook”.

Si jeni njohur?
Jemi njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, në “Facebook”. Më dërgoi kërkesë miqësie dhe unë e pranova. Ai vazhdonte të më shkruante, duke më joshur. Edhe mua më pëlqente dhe vazhdova shoqërinë virtuale me të.

Si vazhdoi njohja juaj në “Facebook” dhe kur nisët t’i kërkonit lekë, sende me vlerë dhe veshmbathje?
Të dy u nisëm me qëllimin e mirë, për t’u njohur dhe për të pasur një lidhje me njëri-tjetrin, por unë e pata të pamundur për të dalë në takim, pasi nuk isha ajo që ai pretendonte. Pra, në profilin tim në “Facebook” unë nuk kisha vendosur fotografinë time, por të një aktoreje shumë të bukur. I kisha thënë se isha unë tek ajo në foto, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Ai u dashurua me bukurinë e aktores, duke menduar se isha unë. Prandaj e pata të pamundur dhe refuzoja t’i dilja në takim, edhe pse doja shumë…

Pse nuk i dilnit në takim dhe t’i shpjegoheshit për t’i treguar të vërtetën?
Edhe unë u dashurova me të, pasi komunikonim intensivisht për rreth dy vite. Nuk mund t’i dilja në takim, sepse mendova se do të zhgënjehej dhe nuk dija si do të reagonte. Ai ishte dashuruar me vajzën që ishte në foto dhe jo me mua. Kisha frikë se do të më linte.

Nuk menduat se një ditë do t’i vinte fundi dhe ai do ta kuptonte të vërtetën?
Sigurisht që e mendoja, por nuk kisha çfarë të bëja. Nxirrja justifikime nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm që mos të dilja për ta takuar. Një herë i thosha s’kam mundë si, një herë s’më lënë prindërit, herë tjetër që nuk jam në Durrës. Justifikime nga më të ndryshmet. Ai tentonte dhe vazhdonte të insistonte të takoheshim. Kishte shumë të drejtë, por unë vazhdoja gënjeshtrat njëra pas tjetrës.

Ndërkohë i kërkonit edhe mbështetje financiare, apo jo?
Po, i kërkoja mbështetje financiare, pasi familja ime ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ai më donte dhe nuk ma prishte qejfin, bënte gjithçka që unë i kërkoja. I thosha që dua këtë, ai e blinte, dua këtë, ai e sillte.

Akuzoheni për mashtrim. Ai ju ka denoncuar se i keni zhvatur rreth 60 milionë lekë të vjetër në harkun e dy viteve…
Më ka mbajtur mirë dhe këtë nuk mund ta mohoj. Nuk e di nëse ka harxhuar 60 milionë lekë për mua. Duket pak shifër e ekzagjeruar, por e vërteta është që më ka blerë rroba të shtrenjta, bizhuteri, madje më ka ndihmuar edhe për të rregulluar shtëpinë.

Të ndihmoi të ndërtoje shtëpinë?
Po. Ai donte të fejoheshim. Unë i thosha që jemi të varfër dhe pa shtëpi, dhe më vinte zor që njerëzit e tij të na shikonin në atë gjendje. Ai pranoi të më ndihmonte, duke paguar faturat e materialeve të ndërtimit.

Si i merrje paratë e dhuratat, ndërkohë që nuk ishit takuar asnjëherë?
Unë i thosha se nuk kisha mundësi të dilja dhe ai i linte te një dyqan që i kisha thënë unë. Shkoja dhe i merrja më pas.

Po prindërit e tu ishin në dijeni të këtij fakti? Nuk të pyesnin se ku i gjen dhuratat dhe si i paguan faturat e materialeve të ndërtimit?
Unë u kisha thënë prindërve që isha njohur me një djalë që jetonte jashtë shtetit si emigrant dhe që kishte qëllime serioze. U thashë se po më ndihmonte, pasi është i pasur dhe do që edhe ne të jemi mirë, që kur të vijnë te shtëpia të mos ndihemi inferiorë.

Ndërkohë që ti fshiheshe pas fotografisë së aktores, ishe në dijeni se me kë kishe të bëjë?
Po, unë e dija se kush ishte, ku rrinte dhe çfarë bënte. Ai më tregonte të vërtetën. Ai është drejtor i postës këtu në Manzë, ka vëllezër në emigrim dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte i sinqertë me mua, ndërsa unë e gënjeja. Do të doja që gjërat të ishin ndryshe dhe të isha lidhur seriozisht me të, por e gënjeva që në fillim me fotografinë dhe gënjeshtra kap gënjeshtrën, kështu që…

Kur e kuptoi ai që ju po e mashtronit?
Nuk e di. Atij me të drejtë i humbi durimi, pasi kërkonte të më takonte, sepse u bë kohë e gjatë që flisnim intensivisht nëpërmjet Facebookut. I thashë se nuk kam mundësi të takohemi këtu, pasi prindërit janë fanatikë. Takohemi në Itali i them, pasi do të shkoj pas disa ditësh te të afërmit e mi. Ky ishte një tjetër justifikim imi, pasi unë nuk kisha fare plan të shkoja atje. Po përpiqesha të fitoja kohë. Ndërkohë, erdhi dita që kishim lënë për t’u takuar në Milano. Ai e mbajti fjalën dhe shkoi në Milano, sikurse e kishim lënë, ndërsa unë isha në shtëpi. U përpoq të më kontaktonte, por unë nuk i përgjigjesha. Aty mori fund gjithçka.

Previous Post

ALARMI/ Rrezikohet lirimi i personave të rrezikshëm, sepse s’ka gjyqtarë

Next Post

“Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan”

droni

droni

Next Post
“Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan”

“Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.