“Lufta e Parë Botërore e Web-it ka nisur në Katalonjë, ku njerëzit dhe autoritetet lokale përdorën internetin për të organizuar referendumin dhe shërbimi i fshehtë spanjoll sulmoi, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, mësyu në ndërtesat e kompanive telefonike, censuroi faqe dhe protokolle”.
Kështu shkruan Julian Assange në Twitter.
Sipas tij, “Ajo që po ndodh është konflikti më i rëndësishëm mes popullit dhe shtetit, që nga rënia e Murit të Berlinit deri sot, por me metodat e vitit 2017, Vpn, proxy, biseda të koduara për të mbikëqyrur dhe censuruar internetin”.
Ndërkohë, tensionet në Katalonjë janë shumë të larta.












