Policia e Vlorë, bëri të ditur se sot, rreth orës 10:00, në rrugën e fshatit Kafaraj që lidhet me autostradën Levan – Tepelenë, poshtë një nënkalimi është gjetur i djegur një mjet tip “BMW”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen veprimeve proceduariale, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, por dyshimet janë që makina është përdorur nga personat që kryen atentatin në Vlorë, mëngjesin e sotëm.
Brenda mjetit, mësohet se është gjendur edhe një armë zjarri, tip “Kallashnikov”.











