Greqia ka kërkuar të sekuestrohet makina luksoze. Me ane te një letërporosie drejtësia greke deklaron se eshte e vjedhur në shtetin fqinj.
Në vendimin e Gjykatës grekët informojnë autoritetet shqiptare për të dhënat e makinës “PORSCHE CARRERA 4S”.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e autoriteteve greke duke urdhëruar sekuestrimin e makinës.
Vendimi është marrë nga trupa gjyqësore në datë 19.09.2017, në ditët kur në Shqipëri ka filluar operacioni për sekuestrimin e makinave që janë trafikuar nga vendet e BE, por jo vetëm, por edhe që janë vendosur me pasuri të paligjshme.











