17 thase me kanabis janë sekuestruar nga policia në fshatin Potim të Skraparit. Në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazinë (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia e Beratit ka shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.












