Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka folur për herë të parë për largimin e tij nga Partia Socialiste.
Kokëdhima tregon se ata që e nxorën jashtë partisë janë dy, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.
“Ne i kërkuam kompromis ku të bëhesh një asamble pune dhe të pranohesh zgjidhja dhe programi i saj. Ne i ftuam të krijonin hapësirë debati dhe jo kongres për paradën e sukseseve të qeverisjes Rama. Një lëvizje që u krijua nga mijëra njerëz, si do shpreheshin ata njerëz? Do iknin në shtëpi sepse i dëboi Rama dhe Ruçi, të iknin nga Partia Socialiste”, shprehet Kokëdhima.
http://www.dailymotion.com/embed/video/x62k4ms











