Një person ka rënë në pranga për shfrytëzimin e qenieve njerëzore. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme në Prishtinë. Personi i arrestuar eshte një shqiptar. I arrestuari, sipas raportit të Policisë, ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe. Viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkujt shqiptarë. Me vendim të prokurorit, i arrestuari u mbajt në paraburgim.











