Ky që shihni në foto është lokali ku ndodhi sherri që përfundoi me plagosjen e katër personave mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i plagosjes është pronari i lokalit shtetasi Arben Seferi, i cili është shpallur në kërkim pas ngjarjes.
Ky i fundit ka bërë sherr brenda lokalit me katër klientët dhe vetëm disa metra larg tij, kur ata kishin dalë nga ambientet e lokalit ka qëlluar mbi ta me armë.
Nga të dhënat e para mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës. Policia po punon intensivisht për të zbardhur shkaqet e sherrit dhe arsyet që e shtynë pronarin të ngrinte armën mbi 4 personat e plagosur.
Të plagosurit
Sakaq mësohet edhe identiteti i plotë i njërit prej të plagosurve. Ai është Eljon Lekaj 31 vjeç.
Të plagosurit e tjerë janë Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 31 vjeç, dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.











