Nje 24 vjeçar ka përfunduar i plagosur nga vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Laknas, Kamëz. Raportohet se Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas, në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç. Tashmë ai do të akuzohet për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje.











