Kreu i PD-së, Lulzim Basha siç edhe duket nga fotot e bëra gjatë seancës së sotme të Parlamentit, është afruar pranë grupit parlamentar të LSI-së dhe është përqafuar përzemërsisht me kryetaren Monika Kryemadhi.
Pas kësaj, ai ka takuar edhe Petrit Vasilin dhe deputetët e tjerë që ndodheshin në atë radhë.
Bashkëpunimi në opozitë mes PD-së dhe LSI-së duket se ka marrë rrugë, duke parë edhe mënyrën dhe sjelljen e liderëve të dy partive kryesore që janë përballë qeverisë.













