Dritan Xhindoli ka rënë në prangat e policose. Komisari 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar me 10 vjet burg për vjedhje dhe falsifikim dokumentash. Gjykata e Bolonjës e ka dënuar në 15 shkurt 2013 me 10 vjet burg, por për 4 vjet rrjesht, SHKB-ja e ka mbajtur të fshehtë vendimin dhe ka penguar arrestimin e tij. Dritan Xhindoli u shpall në kërkim nga Interpoli në qershor 2017 dhe pas kësaj, Policia e Shteti u detyrua të vepronte duke e arrestuar një javë më parë për ta ekstraduar në Itali.












