Policia ka zbardhur detaje ne lidhje me krimin në familje që ka ndodhur paraditen e sotme në Roskovec të Fierit. Sipas burimeve zyrtare nje grua ka mbetur e plagosur pasi burri i saj e qelloi me thike.
Njoftimi i policise
Rreth orës 10:45, në lagjen numër 2 në Roskovec, Shefit Hatiallari, 56 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij Liljana Hatiallari, 53 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Shefit H. ndodhet në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.











