• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Libri “seksual” në shkollën e Yzberishtit – Roja i shkollës fajtor, largohet nga puna…?!

droni by droni
27 September, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Në tekstet shkollore të klasave të treta: Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë emisioni “STOP” transmetoi rastin e shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht dhe librit me përmbajtje të fortë seksuale, që kishte depërtuar në shkollë te nxënësit e klasave të treta. Një ditë më pas, Drejtoria Arsimore pezulloi drejtoreshën e shkollës, por duket se vetë drejtuesit e shkollës e kanë gjetur “kokën e turkut”, rojen e shkollës.

Në redaksinë e emisionit mbërritën informacione, që roja Hysen Hila është pushuar, pasi lejoi hyrjen e gazetarëve të emisionit “STOP”. Vetë Hila tregon për pushimin nga puna, por zv/ drejtoresha thotë se kjo është në dorë të bordit. Në mënyrë të beftë, kryetari i bordit, Mustaf Kovaci, thotë se roja nuk është pushuar, por mund të ketë qenë i sëmurë që nuk është paraqitur disa ditë në punë…

Emisioni “STOP”, më datë 21 Shtator, transmetoi skandalin e shkollës 9 – vjeçare “Kongresi i Manastirit”, e cila ka detyruar nxënësit e klasave të treta të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.

Drejtoria Arsimore ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës së Yzberishtit, por në redaksinë e emisionit “STOP” mbërritën informacione nga prindërit e nxënësve se nuk ajo ka qenë e vetmja që është larguar nga puna. Roja i institucionit është “djegur” gjithashtu nga investigimi i emisionit “STOP”, vetëm e vetëm se pse ka lejuar stafin të hyjë në shkollë për të komunikuar me drejtoreshën, në lidhje me tekstet jashtëshkollore që kishin përmbajtje seksuale.

Gazetarja e emisionit “STOP” rikthehet te shkolla 9 – vjeçare “Kongresi i Manastirit” për të pyetur rreth largimit të rojes nga puna.

Gazetarja – Më fal që të lëvizëm nga atje, dua të takoj pak atë rojen, që është diku rreth të 60 – ve, ai roja i paraditës?

Roja – Eee, ka dalë jashtë.

Gazetarja – Ku ka dalë jashtë?

Roja – Nuk është më.

Gazetarja – S’është mo? Ku s’është më?

Roja – Hyseni.

Gazetarja – Ku s’është më?

Roja – Nuk është më këtu, jemi dy tani.

Gazetarja – Pse?

Roja – E hoqën. U bë nja 3 a 4 ditë.

Gazetarja – 3, 4 ditë ëëë. Po prej sa vitesh ishte këtu roje te kjo shkolla?

Roja – Mund të kishte nja 5 vjet.

Gazetarja – Kush e hoqi?

Roja – Këta mo, paria këtu.

Prindërit e nxënësve të shkollës tregojnë vlerësimin që kishin për rojen, të cilin fëmijët e quanin “gjysh”. Hysen Hila rrëfen se si i është komunikuar largimi nga puna.

“E vërteta është kjo … Pasi juve dolët nga shkolla përjashta, që ju nxorra unë sepse më urdhëruan për t’ju nxjerrë jashtë, drejtoresha doli për të ikur bashkë me nëndrejtoreshën dhe më tha: ‘Pse i fute brenda ata të Klanit?!’ Unë i thashë që i futa sepse kërkonin që të bënin takim me ju. Pse nuk erdhe vetë tha, nuk kisha kohë në atë moment i thashë sepse po nxirrja klasat e para dhe kopshtet. Kjo ishte biseda me të. U largua, unë në orën 3 dorëzova punën.”

Roja tregon se të nesërmen i thanë fillimisht të priste mësues Enverin e më pas drejtoreshën, por ajo nuk e thërriti. Drejtoresha lajmëroi rojen e natës, i cili i tha Hysenit se do të provonte ta bëntë me 2 turne dhe jo me 3 siç funksiononte. Kaq mjaftoi që ai të dorëzonte çelësat e të largohej, duke ngelur në këtë mënyrë i papunë.

“E kam edhe djalin edhe çupën pa punë, gruaja punon dhe unë, që jam pensionist,  punoja. Jam në shtëpi me qera dhe unë punoja vetëm për të larë qeranë sepse 130 mijë lekë e kam qeranë e shtëpisë, veç drita e ujë. Merrja 150, paguaja ato, paguaja dhe drita e ujë. Tani … se dhe ana ekonomike është e vështirë …”

Gazetarja kërkon takim sërish me nëndrejtoreshën, por mësues Enveri tenton ta ndalojë.

Gazetarja – Ju lutem, se jeni përgjegjës për atë çfarë ka ka ndodhur.

Enveri – Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja – Për largimin e rojes nga shkolla pasi emisioni “STOP” …

Enveri – Ka mundësi të dalësh … Ka një bord që merret me atë punë.

Gazetarja – Në fakt duhe të ishin drejtoresha sëbashku me nëndrejtoreshën që duhet të largoheshin, jo një person që na la neve që të futeshim.

Enveri – Ishte 76 vjeç.

Gazetarja – Pse pikërisht atë ditë që ishte emisioni “STOP”? Ka detyrimin ligjor nëndrejtoresha të më përgjigjet. Të luteëm, s’ mund të fshiheni pas … sepse skandalin ishit ju që e bëtë. Të lutem se do takoj nëndrejtoreshën.

Roja – E thërras unë.

Gazetarja – Hajde një sekondë, të lutem.

Nëndrejtoresha – Unë nuk kam punë me rojen.

Gazetarja – Jo, hajde një sekondë që të mos cënoj orën e mësimit, shkollën. Atëherë të lutem, pse pikërisht atë ditë që emisioni “STOP” regjistroi të gjithë skandalin e librit, është larguar  roja i shkollës?

Nëndrejtoresha – Po, jo, nuk e kemi larguar.

Gazetarja – Kush e ka larguar?

Nëndrejtoresha – Nuk merremi ne me rojen e shkollës, ka një bord drejtues.

Gazetarja – Kush është kryetari i bordit?

Nëndrejtoresha – Mustafa Kovaçi. O Enver...

Gazetarja – Çfarë roli ka ai këtu?

Nëndrejtoresha – Ai? Mblidhet kryetari i bordit dhe ai merret me vendimin … Thërrisni kryetarin e bordit.

Gazetarja – Po pse gjeni aty ku është peri më i hollë?

Nëndrejtoresha – Po jo moj …

Enveri – A ka mundësi vajzë të marrim fëmijët?

Gazetarja – Ok, më lidh pak me kryetarin e bordit.

Nëndrejtoresha – Një sekondë ta njoftojmë të vijë. Se është në punë shteti, privat më fal, jo shtet.

Por kryetari i Bordit shprehet se  Hysen Hila nuk është larguar asnjëherë nga puna dhe se vazhdon të jetë roje e shkollës.

“Jo, zoti Hysen është në punë dhe që nga data që keni qënë ju, për arsye shëndetësore tha kam ndenjur në shtëpi. Ka kaluar turni i dytë, pasdite.”

Pra, sapo u njoftuan për prezencën e emisionit “STOP” në këtë situatë, shkolla 9 – vjeçare “Longresi i Manastirit” riktheu në punë rojen e larguar padrejtësisht nga puna.

Previous Post

Horoskopi, 28 Shtator 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Kamëz, i ngul thikën pas shpine vëllait, arrestohet 27 vjeçari

droni

droni

Next Post
Korçë, gjimnazistët sherr me thika, dy prej tyre përfundojnë në spital

Kamëz, i ngul thikën pas shpine vëllait, arrestohet 27 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.