Një sherr i forte e me grushte sapo ka plasur. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas JOQ disa persona janë përfshirë në një sherr të forte mes tyre, me të shara dhe pastaj edhe me grushte. Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ.al, dy persona zbresin nga një makinë e vogël dhe shkojnë drejt një tjetër personi që është në kamion. Në këtë moment djali zbret nga kamioni dhe konfliktohet me ta.
“Ishte shumë trafik, ai i kamionit donte të kalonte shpejt, kurse ai ia bllokoi rrugën”- thonë dëshmitarët.














