Nje grua 53 vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një sulmi me thikë. Ngjarja e rende ndodhi paraditen e sotme në Roskovec të Fierit, në familjen Hatillari. Gruaja e identifikuar si Liljana Hataillari, 53 vjeçe ka mbërritur e plagosur rëndë në spitalin e qytetit. Dyshimet e para nga policia janë se, kemi të bëjmë me një krim në familje. Sipas të dhënave të para policia dyshon se gruaja është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Kanë nisur hetimet dhe pritet të qartësohet e gjithë ngjarja e rëndë.











