Gjykata ka dhënë vendimin ditën e sotme për Bashkim Mekollin i cili vrau gruan e tij para dy ditësh. Ndonëse para grupit hetimor Mekolli ka pranuar vrasjen e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe, duke u shprehur se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte, sot ai ka refuzuar të flasë për arsyet që e shtynë drejt krimit.Ngjarja ndodhi ditën e dielë ku Bashkim Mekolli vrau me sqeparë e me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçaren Demirke Mekolli. Çifti, prindër të një djali 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas 49-vjeçari Mekolli e ka goditur bashkëshorten. Sipas dëshmisë së babait të autorit, Bashkim Mekolli vuan nga depresioni dhe kishte dy vite që merrte mjekim.












