Sonte, rreth orës 22:25, mësohet se ka pasur disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar.
Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.
Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











