Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Meta ështe ftuar nga homologu i tij, Frank-Walter Steinmeier. Në vizitën e Presidentit shqiptar në Gjermani janë në axhendë disa takime të rëndësishme që synojnë rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe afrimin me Bashkimin Europian. Pak javë më parë Meta e nisi mandatin si President i Shqipërisë me një vizitë në Itali.











