Ish-kreu i Hipotekave Ilirjan Muho ka dëshmuar ditën e sotme në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Seanca po zhvillohet në Gjykatyën e Krimeve të Rënda. Muho ka dëshmuar në lidhje me regjistrimin e pronës, së ish-hotel ‘Vollgës’ në Hipotekën e Durrësit. Ai është shprehur se prona ishte regjistruar në hipotekë në kohën kur ai kishte qenë me pushime e nuk kishte ndonjë informacion në lidhje me të.












