Një person ka mbetur i plagosur si pasoje e nje perplasje me motorr. Ngjarja ndodhi në fshatin Daullas të Fierit. Mesohet se një 69-vjeçar me motorçikletë e ka përplasur keq bashkëfshatarin e vet, por as nuk ka ndaluar. Megjithatë, policia e ka ndjekur dhe e ka arrestuar, Vangjel Gogën, 69 vjeç. Policia e Fierit njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar motomjetin tip “YAMAHA”, pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur këmbësorin S.H, 61 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Goga akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.











