• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SMS-të/ Prishjet e ndërtimeve, Kokëdhima zbulon komunikimin e tensionuara me Ramën dhe Kumbaron

droni by droni
25 September, 2017
in Politika
0
Koço Kokëdhima lihet jashtë dyerve të kryesisë së PS
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, zbuloi sot disa prej SMS-ve të tensionuara që kishte shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama, më se një vit më parë. Duke iu përgjigjur një komentuesi në profilin i tij në Facebook, që e akuzoi se tani i dhimbset Shkoza, por sa ishte në qeveri krenohej me prishjet në Jug të vendit, Kokëdhima zbuloi mesazhet që shkëmbeu më 5 maj 2016, pasi pa me sytë e tij shkatërrimet që kishte bërë INUK-u në Dhërmi dhe u përball me banorët e zemëruar dhe të traumatizuar të bregdetit. Kokëdhima i shkruan Ramës se sa të traumatizuar janë njerëzit në Dhërmi, se si ata thonë për INUK-un se “Erdhën ata të ISIS-it” dhe se si asnjë mbështetës i PS-së në Dhërmi nuk dëshiron të identifikohet si socialist, madje ndjehen të turpëruar.
Por Rama i përgjigjet se ndërtimet e prishura ishin mostra dhe qeveria s’do të ndalet.
Kokëdhima i përgjigjet se qeveria preferoi arbitraritetin dhe forcën në vend të arsyes dhe urtësisë.
Por sërish Rama ia kthen se i kishte parë vetë hartat dhe godinat që do të prisheshin dhe, sipas tij, ishin raste flagrante.
Në fund Kokëdhima i shkruan kryeministrit se kështu si po vepron, qeveria po prodhon pa asnjë shkak armiq dhe lëndime e vuajtje për njerëzit, sepse ka zëvendësuar komunikimin e gjallë, të urtë e të vërtetë me forcën, me fadromat dhe inspektorët e INUK-ut dhe me fjalimet në televizion.
Në përgjigjen e tij për komentuesin që e akuzon si palë me qeverinë e Ramës, Kokëdhima i kujton se gjatë tre viteve si deputet në zonën e tij shpëtoi shumë prej ndërtesave që do të prisheshin nga fadromat e INUK-ut.
Kokëdhima thekson se edhe ZGJIDHJA që drejton është kundër prishjeve barbare, si në Shkozë dhe kudo gjetkë dhe ajo kërkon legalizimin e çdo ndërtese, shpronësimin me çmimet e tregut, mbështetjen me qiranë e shtëpisë për dy vite derisa banori të blejë shtëpinë e re dhe dëmshpërblim me dy vite për fitimin e munguar deri sa pronari ta ngrejë në një vend tjetër biznesin që i prishet, duke bërë shtetin përgjegjës për kaosin urban!

Mesazhet Kokëdhima – Rama

Komunikimi i datës 5 Maj 2016, për çështjen e prishjeve të shtëpive në Dhërmi.

Koço Kokdhima – Edi Ramës
Në Dhërmi gjeta një gjendje tejet të nderë e të dëshpëruar. Ç’kemi ndërtuar në tre vjet, e kanë rrënuar në pak javë zyrtarët tanë.

Koço Kokëdhima – Edi Ramës dhe Mirela Kumbaros
E dashur Mirela, me sa duket KM nuk ka nevojë as për popullin, as për ne. Kjo qeveri, siç duket nuk dëshiron të flasë me fshatarët e pleqtë e Dhërmiut. Kjo qeveri flet përmes forcës, fadromave dhe mjeranëve të INUK-ut. I gjithë populli i Dhërmiut ndihet i fyer dhe i poshtëruar, i shkelur dhe i goditur. Qeveria ka shumë urgjenca, por populli me sa duket nuk i mendon gjërat si Qeveria. Dhe diçka të fundit mikja ime, asnjë mbështetës i yni në Dhërmi nuk dëshiron, madje ndihet i turpëruar të identifikohet me ne për mënyrën si po e bëjmë këtë punë ne atje. Zyrtarët e Qeverisë kujtojnë se goditën 50 a 20 familje, por fitojnë shumë të tjerë. Ky është gabim i madh: mjafton të godasësh një familje dhërmijase pa mirëkuptimin me banorët dhe të fitosh armiqësinë e gjithë banoreve, siç ka ndodhur me ne tani. Në Dhërmi të gjithë njerëzit thonë për të dërguarit e INUK-ut se “erdhën ata të ISIS-it”.
Më vjen sinqerisht shumë keq. Unë nuk mendoj se ka më ndonjë kuptim për mua, të marr pjesë në “dëgjesa me popullin” ndërkohë që fadromat e urryera të INUK-ut vazhdojnë me gjuhën e forcës programin e prishjeve pa asnjë informim, bashkëbisedim, dëgjim e mirëkuptim paraprak me ata banorë. Miqësisht e me respekt për Ju, KK.

Edi Rama – Koço Kokëdhimës
Nuk e kuptoj këtë mesazh! Prishjet aty janë të domosdoshme dhe po bëhen siç janë bërë kudo! Se bërtasin ata që kanë ndërtuar mostra pa leje, s`mund të ndalemi! Dëgjesa duhet pikërisht për këtë, që të sqarohen të gjithë.

Koço Kokëdhima – Edi Ramës
Edi, nuk është aspak e vërtetë se bërtasin ata që kanë ndërtuar mostra. Është në një qëndrim, çdo i gjallë në Dhërmi, janë të gjithë të revoltuar si rrallë ndonjëherë. I kërkova ministres Kumbaro të ndalonte tri ditë prishjet dhe të shkonim e të bisedonim të shtunën me njerëzit. Ju preferuat arbitraritetin dhe forcën në vend të arsyes dhe urtësisë, nuk më dëgjuat mua që bisedova shtruar me banorët dhe rashë dakord me ta të bashkëpunojnë me projektin, por e gjetët zgjidhjen te dhe me policët e INUK-ut! “Dëgjesa publike” nuk duhet për të sqaruar njerëzit, dëgjesa është detyrim ligjor të bëhet përpara se idjotët e INUK-ut të hyjnë në çdo familje në Dhërmi, është detyrim ligjor për Qeverinë dhe e drejtë e patjetërsueshme e atyre banorëve. Dëgjesa nuk është të flas Qeveria në televizor dhe të iki, por të dëgjohen njerëzit e të konsiderohen edhe ata edhe projekti.

Edi Rama – Koço Kokëdhimës
Jo Koço, dëgjesa publike duhet për të ballafaquar faktet me pretendimet! Unë i kam parë vetë hartat dhe godinat që do prishen. Janë realisht rastet më flagrante.

Koço Kokëdhima – Edi Ramës
Flasim për gjëra krejt të ndryshme, për parime, vlera e çështje ligjore e politike dhe jo për grafikë punimesh e godina. Unë nuk kam dyshim se kështu si veproni po prodhojmë pa asnjë shkak armiq dhe lëndime e vuajtje për njerëzit, sepse kemi zëvendësuar komunikimin e gjallë, të urtë e të vërtetë me forcën, me fadromat dhe inspektorët e INUK-ut dhe me fjalimet në tv. Rasti i Dhërmiut ku bëhen kundër nesh mbështetësit tanë, është diçka më shumë se paradoksale. Nuk do e bëj më këtë mundim të kotë e shqetësim për veten time, të përpiqem tu bind juve dhe zyrtarët e shtetit, të komunikojnë ndryshe me njerëzit tanë. Flm.

Previous Post

FOTO/ Siguria portuale, policia 24 orë kontroll në Durrës

Next Post

Mori paratë e nipit të vrarë, amnistia i fal 5 vjet burg dhe 260 mijë dollarë gjyshit të Elton Deliut

droni

droni

Next Post
EMRI/ “Vodhi” nga banka paratë e nipit të vrarë, gjyshi në gjyq për pastrim parash

Mori paratë e nipit të vrarë, amnistia i fal 5 vjet burg dhe 260 mijë dollarë gjyshit të Elton Deliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.