Një studim i ri ka zbuluar se cili është numri perfekt i partnerëve seksuale. Sipas studimit, numri i partnerëve seksualë përpara se të ‘dorëzoheni’ është dhjetë. Studimi është kryer nga portali Illicit Ecounters, që promovon aferat. Më shumë se 1 mijë persona morën pjesë në studim. Studimi thotë se shumica dërrmuese shprehen se 20 partnerë seksuale është një shifër e tepërt. Vetëm tre përqind e femrave dhe katër përqind e meshkujve thonë se u pëlqen ky numër.
Një zëdhënës i kompanisë tha: “Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Njerëzit po bëhen më tolerantë dhe më aventurierë seksualisht. Nëse do e kishim bërë studimin dhjetë vjet më parë, meshkujt do prisnin që partneret e tyre të kishin fjetur me më pak njerëz”.
Studimi tregoi se femrat janë më të interesuara për historinë seksuale të partnerit se meshkujt.












