• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA E PANJOHUR/ Marjana Kondi: Si e takova babanë dhe pjesën tjetër të familjes pas 48 vjetësh

droni by droni
25 September, 2017
in Kronika, Kulture
0
HISTORIA E PANJOHUR/ Marjana Kondi: Si e takova babanë dhe pjesën tjetër të familjes pas 48 vjetësh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori shumë interesante familjare, sa prekëse aq dhe motivuese, është ajo e aktores së njohur shqiptare. Mund të duket ndonjë histori e lexuar në ndonjë roman, apo parë në ndonjë film. Por jo, është e vërtetë! Aktorja Marjana Kondi tregon, për Living, historinë e familjes së saj. Ajo është rritur pa të atin, e ka takuar atë pas 48 vitesh, duke mos pasur asnjë përfytyrim të pamjes së tij. Bashkë me të, takoi edhe motrën dhe vëllain tjetër, përveç Aleksandrit me të cilin është rritur. Si e ka përjetuar këtë bashkim aktorja dhe çfarë e ka mbajtur larg njerëzve të dashur për kaq shumë vite!

“Kushtet e jetës askush s’i zgjedh. Unë nuk mund të gjykoja për rrethanat e marrëdhënieve të prindërve të mi, por për një gjë jam e sigurt, si kushdo tjetër, që ndjesia e babait nuk mund të shkëputet. Nga të gjitha këto rrethana, veçanërisht tani, kur kam arritur në moshë të pjekur, e dija dhe isha e ndërgjegjshme, se kam pasur një baba në pozita të mira shoqërore, me një profesion të rrallë e të admirueshëm, siç është ai i aviatorit dhe për këto ndihesha krenare.marjana

Për një kohë të gjatë nuk kam pasur lidhje dhe kontakte as me të e as me familjen e tij, por e dija që ai kishte ndërtuar një familje të mirë dhe isha e sigurt që do të vinte dita kur do të mund të takohesha me motrën e vëllanë. Askush nuk më ka penguar për të bërë një takim edhe më parë, por ndonjëherë rrethanat e jetës nuk të vijnë ashtu si i do. Pasi u martova, në familjen time të re, gjeta babanë e bashkëshortit, që sillej me mua si një baba i vërtetë. Për fatin tim, edhe ai kishte një ndjenjë humori të hollë e të thellë, që i përshtatej karakterit tim dhe kjo më bënte të ndihesha shumë e afërt me të. Kur ai u largua nga kjo jetë, unë e humba këtë baba të dashur. Ndërkaq, me iniciativën e motrës e të vëllait nga babai, unë u takova me ta, në fillim me vëllanë e pastaj me motrën. Në mënyrë të natyrshme këto lidhje u forcuan dhe vazhdojnë të jenë shumë të mira edhe sot. Ata më thoshin shpesh që babai kishte shumë dëshirë të takohej me ne.


Takimi me babanë ishte mallëngjyes, emocionues, i shprehur më shumë nga ana e tij, për shkak të mallit e rrethanave të jetës së kaluar. Unë di t’i përmbaj emocionet edhe si pasojë e profesionit tim dhe i përjetimit të tyre në shumë role artistike që kam luajtur gjatë karrierës sime në filma të ndryshëm.

Angazhimi im në përgatitjen e filmit që u bë për të, ishte i asaj përmase, që atij i dha një kënaqësi të madhe. Kjo për mua ishte, përveç të tjerave, një detyrim që unë kisha ndaj tij, për t’i shprehur dashurinë dhe për t’i qëndruar pranë në këto kohë, kur ai ishte nga fundi i jetës së tij. Marrëdhëniet e mia me motrën e vëllanë u forcuan edhe më shumë gjatë kësaj periudhe. Unë isha e kënaqur që ishim të gjithë së bashku për t’i dhënë babait kënaqësinë që të na shihte kështu të bashkuar, para se të ndahej nga kjo jetë. Këto lidhje vazhdojnë të jenë të tilla edhe tashmë që babai nuk është më. Nga mënyra se si përpiqej të komunikonte me mua, ditët e fundit, e ndieja amanetin e tij, që të vazhdonim të ishim pranë me njëri-tjetrin me dashuri e mirëkuptim të plotë. Unë kam qenë e jam pranë motrës e vëllait tim në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur pas ndarjes nga jeta të babait.

Sa më shumë kalon koha, duke ndjekur nga afër rritjen e problematikat e fëmijëve tanë, aq më shumë ndiej, së bashku me përgjegjësitë e prindit, shqetësimet që kanë pasur prindërit tanë për ne. Në këto rrethana ndjenjat e respektit e të mirënjohjes shtohen po aq shumë sa shtohet përditë edhe ndjenja e mallit për prindërit, që aq shumë na mungojnë. Nga ana tjetër, këtë kohë që na ka mbetur, unë, motra dhe vëllezërit duam ta kalojmë mirë dhe ta shijojmë njëri-tjetrin”.

Previous Post

FOTO LAJM/ Pogradec, ky është 49-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij me sqepar dhe thikë

Next Post

DEBATET PËR VETTING-un/ Kuvendi shkurton strukturën, PD kundër

droni

droni

Next Post
DEBATET PËR VETTING-un/ Kuvendi shkurton strukturën, PD kundër

DEBATET PËR VETTING-un/ Kuvendi shkurton strukturën, PD kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.