Ky është Bashkim Mekolli, i cili ditën e djeshme vrau gruan e tij duke tronditur Pogradecin.
Policia njoftoi se Bashkim Mekolli, 49 vjeç, ka vrarë me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, Demirke Mekolli, 49 vjeç.
Ngjarja ndodhi në fshatin Blacë. Autori nuk është larguar nga vendngjarja dhe ka pritur ardhjen e policisë, ku më pas është shoqëruar në komisariat.
Në ambientet e komisariatit të policisë ai nuk ka pranuar të fliste, ndërkohë që sot është shprehur se e ka bërë nga xhelozia.
Po ashtu babai i autorit u shpreh pas ngjarjes së i biri i tij vuante nga depresioni dhe se e kishte gjetur atë duke me thikë në duar e të mbuluar me gjak pas ngjarjes së rëndë.












