Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi e kritikoi kreun e PD se duhet të kishte denoncuar per vjedhjen e votës. Basha ka reaguar per here te pare ndërsa shtoi se dokumentimi i këtyre rasteve është më i vështirë se plagët e aktivistëve të PD.
“Procesi i dokumentit të vjedhjes së zgjedhjeve është më e vështirë sesa plagët e aktivistëve të PD. Shitblerja e votës për paradoks është një proces i fshehtë, ndodh brenda shtëpive të qytetarëve. Ne kemi kriminalizuar shitblerjen e votës. Kush ble votën do shkoj në burg, dhe kush shet votën do shkojë në burg. Kjo e fundit frenon qytetarin. Ne nuk e kemi dokumentuar shit-blerjen e votës. PS është sistemi dhe nuk do bëjmë përpara. Ne kemi ushtri të tëra banditësh, kriminelësh, dhe të rinj që përdoren nga këta gangsterët që ai që ka marrë thesin e miellit do votoje për atë, ose do rrijë në shtëpi”, tha Basha.











