• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMET/ Biznesmenët e drogës: Hë vëlla, mbërriti betoni, se po presin punëtorët?!

droni by droni
24 September, 2017
in Kronika
0
PËRGJIMET/ Biznesmenët e drogës: Hë vëlla, mbërriti betoni, se po presin punëtorët?!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dosja e plotë e “Grupit të heroinës”, që u shkatërrua nga operacioni “Ballkan”, i shtrirë veç Shqipërisë, edhe në vende si Greqi, Kosovë, Bullgari dhe Maqedoni.

jurgen-molla

Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka dërguar dosjen në gjykatë dhe tashmë pritet vetëm nisja e procesit ndaj 10 të akuzuarve në Shqipëri. Sipas dosjes hetimore, trafiku i heroinës nga Shqipëria financohej nga tre biznesmenë, që janë në listën e të akuzuarve.

Struktura e grupit

Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Anesti Koromani, nga provat e administruara rezultoi të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa shtetasit Orges Myftaraj e Klaudio Veizaj dyshohet të jenë në role ndihmëse, duke marrë e kryer të gjitha porositë e dhëna nga shtetasi Jurgen Molla, në funksion të organizimit të trafikimit të lëndëve narkotike. Në funksion të ndërmjetësimit dhe sigurimit të heroinës u provua të jenë: shtetasi kosovar Arif Çiço, si dhe shtetasit turq Enver Kurtulus, Abubekir Tuncdemir, Mehmet Kulug. Transportues të lëndëve narkotike të këtij grupi kriminal u provua të jenë shtetasit Arben Prendi, i dënuar më parë, Mirislav Peroviç, Erol Belir dhe Songul Erek.

Marrëveshja 230 mijë euro

NË KOSOVË Gjatë muajit qershor 2015, shtetasit Jurgen Molla, Arif Çiço, Abubekir Tuncdemir kanë realizuar një sërë takimesh në Kosovë dhe në Shqipëri, në funk
sion të arritjes së marrëveshjes për trafikimin e një sasie heroine, e cila do të sigurohej nga shtetasi Abubekir Tuncdemir, ndërsa shtetasi Jurgen Molla, së bashku me shtetasin Anest Koromani, ishte blerësi i heroinës. Pas arritjes së marrëveshjes, ku pala kosovare kërkonte garancinë e pagesës nga shtetasi Jurgen Molla, ky i fundit, më datë 27.06.2015, dyshohet se ka dërguar në Prizren, Kosovë, lidhjen e tij më të besuar, shtetasin Orges Myftarajn, me një sasi të konsiderueshme rreth 230.000 euro. Njëkohësisht, po më datë 27.06.2015, Jurgeni ka takuar në Patok shtetasin Arben Prendi, ku dyshohet se i ka dhënë dhe shumën prej 8000 eurosh, si pagesë për transportin e ngarkesës së heroinës. Shtetasi Arben Prendi po në këtë ditë është nisur për në Kosovë me kamionin tip “Man”, me targë AA090IF. Nga data 2729.06.2015, nga bisedat midis shtetasve të mësipërëm rezultonte fakti se heroina ndodhej në afërsi të Prishtinës, ku ishte e magazinuar dhe për këtë vend kishin dijeni shtetasit turq dhe kosovarë, Abubekir Tuncdemir, Enver Kurtulus, Arif Çiço. Gjithashtu, nga kontaktet telefonike u kuptua se shtetasi Jurgen Molla ka
pasur një borxh për të paguar një transport të mëparshëm kundrejt shtetasit Enver Kurtulus, i cili fillimisht nuk ishte dakord për t’i dhënë heroinën, por më pas, më datë 29.06.2015, shtetasit Abubekir Tuncdemir dhe Enver Kurtulus, në një
valixhe ia dorëzojnë ngarkesën e heroinës transportuesit Arben Prendi në një vend në Kosovë. Më datë 29.06.2015, ora 17:00, Arben Prendi arrestohet në Morinë, me rreth 15 kg heroinë në kamion, shkruan Panorama.

Interesimi për drogën nga Greqi

Grupi është riaktivizohet me qëllim futjen e një sasie droge nga Greqia në Shqipëri. Jurgen Molla shkëmben sms me shtetasin Arif Çiço, ku bien dakord që të takohen të nesërmen, te pulat në afërsi të Lezhës. Arifi i thotë se nesër në darkë do të jetë aty dhe në të njëjtën kohë i kërkon Jurgenit që të lidhet me Anest Koromani me nofkën “Safin” që “dhe ai të marrë diçka dhe të mbarojnë punë”, më pas Molla i dërgon SMS Arifit.

Jurgeni: “…O vëlla se kuptova, ti vjen sonte këndej. Numrin e atij shokut amanet. Boll talle bythën me mu. Jo kështu po ashtu…”.

Arifi: “…Vëlla nuk jam duke u tall. Një numër ku rri Safi Anest Koromani, duhet ta çoj numrin sonte, unë mundem me ardhë edhe sonte veç ta takoj sonte njërin”.

Jurgeni: “…O vëlla unë kam një muaj e ca duke pritur. Isha borxh, më fute borxh, për një javë e asgjë që ta nis burrin e huaj në Greqi kot të rri atje, jo sot, jo nesër, ne i patëm ndryshe muhabetet. Ti sheh vetëm hallet e tua. Se më fut mua në borxh e në siklete, po e shoh që nuk të bëhet vonë vëlla”, shkruan Shqiptarja.com.

Arifi: “…O vëlla ai tjetër, ky tjetër. Se di që u bë vonesë. Po unë nuk të tradhtoj, ta shoh që ka mundësi sonte vij andej”.

Jurgeni: “..Vëlla po shoh po munda me e taku, po ta nis numrin”.

Arifi: “…Ok unë ta nis me “Viber” një kartëvizitë të hotelit, se më tha nesër nga ora 12, do jetë aty afër. Po ta shoh mos po vi vetë ta shoh këtë tjetrin e tregoj”.

Jurgeni: “Unë nuk kam Viber, po gjeta numrin po ta nis. Po nga ti nuk ka gjë se po duket. Po kur po kryhet se u bë bozë”.

Arifi: “…Vëlla tani jam për këtë punë tek njëri i Safit atje nesër kryhet, ta shoh këtë punë e dal andej”.

Jurgeni bisedon me shtetasin Anesti Koromani i shkruan

Arifit: “O vëlla sa fola me Safetin. Nuk ka njeri tamam atje, e ka me siklet. Në qoftë se është muhabet tamam e i saktë, hajde këtu flasim me të, e të iki vetë ma mirë, se unë nuk mund të bëj më lojna vëlla”.

Arifi: “Hajde se do vi vet andej”.

Në shtator 2015 Jurgen Molla shkëmben sms me Arif Çiçon:

Jurgeni: “Ja për pak ta nis vëlla”.

Arifi: “Hotel Rotonda Thessaloniki Greece”. Këtu afër le të rri. Këtu i merr 5 mijë Euro”.

Jurgeni: “Në Athinë është ky?”.

Arifi: “Atë kartëvizitë më çuan ata. Si shkruante të shkruajta”.

Jurgeni: “Ok”.

Arifi: “Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai”.

Arifi: “Hë vëlla po ma çon numrin se më mori ai prej andej”.

Jurgeni: “Për gjysëm ore, vëlla”.

Arifi: “Ok, ti nise numrin, unë ia çoj dhe nisemi tek ti, se mbas tre ditësh në të njëjtin vend i merr dhe 30 mijë”.

Jurgeni: “Ok, ok”.

Jurgeni: “00306942678XXX, do i thonë Çiço, na ka çu Çiço”.

Arifi: “Po tani po nisem. Le të presi dikush aty ku fjeta. Vi me taxi”.

Jurgeni: “Kur të jesh aty, më thuaj ti vet se po vjen. Kur të kesh kaluar këndej më shkruaj”.

Teksa fliste me sms me Arifin, Jurgen Molla ka biseduar me anëtarin tjetër të grupit Shyqyr Kotorri i cili ka drejtuar një grup për trafik droge në Greqi. Këtij personi Molla i kërkon një njeri në Greqi që mund të bëjë transportin për llogari të Jurgenit në adresën që i dërgoi Arifi.

Shyqyriu i thotë: “Ai nuk është në një vend”.

Jurgeni: “Po ku është, në vend tjetër?”.

Shyqyriu: “Ee, ai shoku jot është andej nga veriu”.

Jurgeni: “Janë shumë larg?”.

Shyqyriu: “Ee, në Selanik, ai çuni është në…”.

Jurgeni: “Qenkan larg. Ja të lidhem njëherë me atë çunin dhe po të them”.

Shyqyriu: “Ky i imi është në qendër”.

Jurgeni shkëmben sms me Arifin:

Jurgeni: “O vëlla po këta janë 500 km lar me njëri-tjetrin”.

Arifi: “A kanë fol me to, le të merren vesh, aty duhet me i marr ato, le të organizohen, të flasin”.

Jurgeni: “O vëlla për sot nuk arrin me ik, se ai ka ik për në Athinë, e duhet me u kthyer mbrapsht. Presin ato deri nesër apo nuk presin?”.

Arifi: “O vëlla ka fol vetë ky me to, se unë tani u nisa nga shtëpia, po ky le të flasin vetë me to, le t’i thotë kur mbërrin”.

Jurgeni: “O vëlla se jemi bërë lëmsh. Ai ka ik, që të dhashë unë numrin, nuk mund të iki atje, duhet të gjejmë njeri tjetër ta çojmë ku janë ato, që të mos i mbajmë var dhe ato. Do bëj çmos të gjej dikë tjetër që është afër me ato e të nis numrin”.

Jurgeni merr sms nga Arifi me tekst: “Kalova këndej”.

Jurgeni: “Ok kur të jesh në Milot më shkruaj”.

E lënë që të takohen në Patok te kolibet.

Jurgeni Shyqyr Kotorrit: “…O vëlla a realizojmë gjë me marr makinën atje, apo jo, që ta di çfarë t’i them për nesër, tani po takohemi sa të vi”.

Shyqyri i përgjigjet: “Po nuk kam njeri për atje”.

Jurgeni sms Arifit: “…Fol me to e thuaj ka mundësi nga 5 deri 15 mijë, se më duket do ia rrisim pak”.

Jurgeni sms Shyqyriut: “…O shok po gjete dikë ka mundësi të marr më shumë beton këtu dyshohet se betoni është heroinë se sa folëm, se sapo më njoftuan”.

Jurgeni sms Shyqyriut: Hë vëlla, mbërriti betoni? Se po presin punëtorët”. Panorama

Previous Post

EMRI & FOTO/ Drejtori i spitalit të Lezhës kundër kryeministrit Edi Rama

Next Post

FOTO/ Vokshi: Në Tiranë qeverisin oligarkët, gratë viktima të korrupsionit dhe keqqeverisjes

droni

droni

Next Post
FOTO/ Vokshi: Në Tiranë qeverisin oligarkët, gratë viktima të korrupsionit dhe keqqeverisjes

FOTO/ Vokshi: Në Tiranë qeverisin oligarkët, gratë viktima të korrupsionit dhe keqqeverisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.